Mjegulla vështirëson trafikun ajror, anulohen disa fluturime në Aeroportin e Shkupit

Mjegulla në Shkup ka vështirësuar qarkullimin ajror dhe rrugor. Disa nga fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar ndërsa disa të tjera janë prolonguar. Për shkak të mjegullës, dukshmëria ka rënë edhe në disa rrugë në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar, fluturimet nga Bremeni dhe Dortmundi janë anuluar, ndërsa fluturimi nga Stambolli është shtyrë. Në Aeroportin e Shkupit ka aterruar vetëm një avion nga Vjena. Nisja për në Stamboll u vonua për rreth katër orë, ndërsa nisja e fluturimit për në Londër rreth 50 minuta.

Në sferën e komunikacionit rrugor, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi mëngjesin e sotëm se ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë në vend. Në akset rrugore Tetovë – Grupçin dhe Koçan – Vinicë – Kamenicë e Maqedonisë ka dukshmëri të reduktuar deri në 40 m, ndërsa në rrugët Manastir – Prilep, Shkup – Kumanuvë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, dhe Koçan-Shtip, dukshmëri është reduktuar nga 50 m deri në 100 m.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu