Mjekët “gjumashë” torturojnë fëmijën për një udhëzim

Janë bërë dy vjet qëkur Inspektorati Shëndetësor nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Gjakovës pas ankesës së prindit B.K. (emri i njohur për redaksinë)
Ai është ankuar për sjellje fyese, për trajtim joprofesional, si dhe detyrim për nënshkrim nën kërcënim nga ana e stafit të Pediatrisë dhe Infektives së Spitalit të Gjakovës.

Më 5 korrik 2014, B.K., nga Prishtina, kishte shkuar tek familjarët e bashkëshortes së tij në Gjakovë.

“Në orën 23:00 të së njëjtës ditë, fëmijës tim të tretë A.B.K. iu përkeqësua gjendja shëndetësore, brenda një ore pati të vjella dhe barkëqitje tri herë”, thuhet në fillimin e ankesës së prindit.

Kështu prindi përshkruan se ishte detyruar që të kërkojë ndihmë shëndetësore në Gjakovë. “Spitalin e dija si lokacion se ku gjendet dhe aty shkova”, thuhet në ankesën e prindit, drejtuar Inspektoratit Shëndetësor, të datës 10 qershor 2015, të siguruar nga gazeta “Zëri”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu