Moderatorja shqiptare humbi 100 000 dollarë në kazino

Moderatorja Liberta Spahiu u vu në qendër të vëmendjes së mediave rozë dje për shkak të një postimi ku theksonte se kishte humbur 100 000 dollar në një kazino në Kinë.

Ajo nuk ka folur ende nëse i kishte humbur vërtetë ato para, por sot ka një mesazh për të gjithë ziliqarët, të cilët e kanë fyer pas postimit të djeshëm.

“Mirmëngjes njerëz! Çfarë bëtë? Veç thashë t’ju kallzoj diçka… miqve, dashamirëseve, atyre që mi këqyrin fotot tinxa, e edhe atyre me fake që ndonjëherë nuk ju kujtohet pass-i i aç … çdo koment me përmbajtje negative, fyese e edhe frustruse do të zhduket nga faqja e dheut PSE? Shumë thjesht! Është instg jem dhe une i bëj cka t’ma dojë qejfi #simpleasthat Meeeendoj… hajt ditën e mire, faleminderit!”, shkruan ajo.

Ndërkohë, lajmi që Liberta humbi 100 000 euro në kazino është ndër më të komentuarit në rrjetet sociale, ku nuk janë të pakët ata që pyesin: Të kujt ishin ato para?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu