Momenti i vrasjes së ambasadorit rus në Ankara (VIDEO)

Ambasadori rus në Turqi Andrei Karlov u qëllua për vdekje me armë gjatë fjalës që po mbante për një ekspozitë në kryeqytetin Ankara.

Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e momentit të vrasjes kur një person i armatosur e qëllon diplomatin nga mbrapa duke e plagosur rëndë, çka i shkaktoi vdekjen më vonë në spital.

Atentatori bërtiti në sallë duke thënë se kjo ishte si hakmarrje për Aleppon e Sirisë. Ai kishte hyrë në sallë si një punonjës policie duke paraqitur edhe një kartë përkatëse për këtë.

Atentatori i cili më pas u qëllua për vdekje nga autoritetet i ka lenë të ftuarit qe ishin ne ekspozitë te dilnin jashtë, pasi ai qëlloi diplomatin.

“Ka të paktën tre persona të plagosur të cilët janë dërguar në spital”, tha televizioni turk NTV. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu