Monedha Euro i mbush 20 vite, ja si e cilësojnë

Njëzet vjet nga futja e euros, udhëheqja e Bashkimit Evropian e vlerësoi monedhën unike evropiane si një simbol të unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit.

“Euroja është bërë një simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit”, tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, një nga nënshkruesit e marrëveshjes për krijimin e monedhës së përbashkët.

Në deklaratën e tij, Junker tha se ai e konsideronte atë si nënshkrimin më të rëndësishëm që avuri në letër.

“Krijimi i euros 20 vjet më parë – me çlirimin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe bashkimin e Gjermanisë, ishte një moment kyç dhe vendimtar në historinë evropiane”, tha Tusk.

Politikani i lartë i Brukselit, theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të elasticitetit të euros ndaj krizave të ardhshme.

“Ne duhet të jemi gati për atë që mund të sjellë e ardhmja”, beson Junker.

Euro u bë monedhë zyrtare e 11 shteteve anëtare të BE-së më 1 janar 1999, duke mundësuar pagimin e çeqeve, kartat e kreditit dhe transfertat.

Kartëmonedhat dhe monedhat e euros u futën në qarkullim në vitin 2002.

Sot, rreth 340 milionë qytetarë marrin e japin në euro në 19 nga 28 shtetet anëtare. Euro është monedha e dytë më e madhe pas dollarit amerikan.

60 vende të botës gjithashtu përdorin euron ose lidhin monedhën e tyre me euro.

“Pas 20 vjetësh kemi një brez që njeh vetëm euron si një monedhë vendase”, tha Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu