Mos zhgënjeni me demarkacionin, mos luani me lirinë e qytetarëve

Një ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, erdhi lajmi i mirë që u arrit një konsesnsus për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

E menjëherë ky lajm u mirëprit nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian shprehu gadishmërinë që menjëherë pas votimit do të fillonte procedurat për hapat e liberalizimit të vizave me zonën shengen të Bashkimit Evropian.

E të gjithë e uruan këtë konsensus dhe sot pritej që të ratifikohej kjo marëveshje, madje të gjitha mediat ndërkombëtare shkruan për të. Por çuditërisht në momentin kur pritej të mbaronte gjithçka dolën grindjet në partitë shqiptare.

Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe këtë herë nuk “zhgënjyen” duke dalë kundër kësaj marrëveshje. Normal nga Lista Serbe nuk pritet dhe as që duhet pritur për votat e saj por Albin Kurti fatkeqësisht nuk e dha votën.

Kurti mund të jetë më shqiptar se shqiptarët por jo më i fuqishëm se ndërkombëtarët. Prandaj ai po të ishte në pushtet është interesante mënyra se si do e zgjidhte këtë marrëveshje pasi është e nënshkruar nga zyrtarët më të lartë shtetërorë.

E megjithatë çudirat nuk mbarojnë, kur dukej se ka konsensus doli LDK dhe AKK të grinden me njëera tjetrën për çështje teknike.

Si gjithmonë e këtë herë molla e sherrit është Shpejtim Bulliqi. LDK kërkon të hiqet nga votimi raporti i Bulliqit ndërsa AAK kërkon të mos hiqet.

Ngjason me thënien ” E shes thesin, se shesh thesin”.

Këta le të vazhdojnë të grinden por po luajnë edhe me durimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe lirinë e qytetarëve.

Mos luani me ta pasi nëse ata humbin durimin është e paimagjinueshme se si do të përfundojmë. Si shembull keni diktatorin e tmerrshëm në Shqipëri i cili e udhëhoqi Shqipërinë për dhjetra vite larg demokracisë duke shkaktuar varfëri ekstreme te shqiptarët.

Prandaj sot deputetët duhet të mos i zhgënjejnë qytetarët e Kosovës pasi edhe ata duan të lëvizin të lirë drejt BE-së./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu