Mourinho e tall Guardiolan por mer kundërpërgjigje të fortë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka quajtur rivalët e tij, Manchester Cityn, klub të pasur por pa klas.

Për rreth 11 milionë euro, kamerat e Amazon Prime e kanë fituar privilegjin e përcjelljes së rrugëtimit të Machester Cityt drejt fitores së titullit në Premierligë në sezonin 2017/2018. Dokumentari “All or nothing”, i cili u publikua më 17 gusht, fokusohet shumë në Manchester Unitedin dhe në të përfshihen edhe deklaratat e ndryshme të Jose Mourinhos, të cilat ai nuk i ka dhënë për dokumentarin, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se mund të bësh një film fantastik duke i respektuar të tjerët. Nuk është e nevojshme të tregohesh i pasjellshëm. Nuk e kam parë, por i di disa gjëra rreth filmit. Reagimi im i parë është se nëse je një klub i pasur, mund t’i blesh lojtarët më të mirë, por nuk mund ta blesh klasin. Reagimi im i dytë është se pasi që jam në film, mund t’iu kërkoj para”, ka thënë Mourinho.

City mund ta kishte fituar titullin në ndeshjen kundër Manchester Unitedit më 7 prill, pasi që ishin duke fituar me rezultat 2-0 në përfundim të pjesës së parë. Megjithatë, rezultati u përmbysë dhe “Djajtë e kuq” fituan me rezultat 3-2.

Nikoqirët i kishin printuar disa bluza me shpresën se ata do ta siguronin titullin e Premierligës atë ditë, por festimet e tyre u shtynë për dy javë më vonë.

“Por, nëse më dërgojnë një nga ato bluzat që kishin në tunel kur luajtën kundër nesh, bluzat ku shkruhej ‘Ne e arritën në ndeshjen e derbit”, nëse më dërgojnë një nga ato bluzat, atëherë nuk do t’u kërkoj para”, është shprehur portugezi.

Kundërpërgjigja e Guardiolës

Pep Guardiola i përgjigjet publikisht Mourinhos, që kishte kritikuar Manchester City për mungesë klasi. Gjithçka pas dokumentarit të publikuar në lidhje me sezonin e suksesshëm të “Qytetarëve” vitin e kaluar. “Ai ka të drejtë, klasi nuk blihet, nuk mendoj se treguam mungesë respekti, nuk ishte ky qëllimi ynë. Ne jemi një klub që dëshiron të rritet dhe të fitojë tituj, por ky është opinion i tij…”, replikoi Guardiola. Mourinho nuk e pëlqeu episodin e parë nga tetë të serisë “All or Nothing”

(“Gjithçka ose Asgjë”) e realizuar nga ‘Amazon’, kishte të bënte me javët e fundit të sezonit 2017/2018.

“Unë nuk e ndoqa, por di disa gjëra për filmin, nuk është e domosdoshme të tregosh mungesë respekti për të bërë një film fantastik”, kishte deklaruar Mourinho, i cili shfaqet disa herë gjatë atij episodi, sidomos gjatë derbit të fituar nga ‘Djajt e Kuq’ në prill, çka vonoi titullin e rivalëve. “Reagimi im është se nëse je klub i pasur, mund të blesh futbollistë të nivelit maksimal, por nuk mund të blesh klasin, ky është reagimi im i parë. Reagimi im i dytë është se mund të kërkoj të drejtat e imazhit, pasi unë shfaqem në atë film. Por nëse ata më dërgojnë një nga fanellat që kishin në tunel, për të cilat thanë se i kishin bërë në ditën e derbit, atëherë unë heq dorë nga të drejtat”, ishte shprehur Mourinho në lidhje me dokumentarin e Manchester City.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu