Muhamed Zekiri: BDI vazhdon të punojë kundër interesave të shqiptarëve

“ BDI vazhdon te punoje kunder interesave te shqiptareve. Deshmi per kete ishte sot veprimi i deputetit te tyre Ejup Halimi ne komsionin per emrimi i cili nuk votoj dhe braktisi mbledhjen duke pamundesuar qe nje shqiptar profesioniste si Adem Curri te zgjidhet per drejtor i Entit Shteteror per Revizion.

Ne kete rast falemderoj publikisht per veprimin dhe perkrahjen qe i dha ketij propozimi te LSDM-se, deputetin e partise opozitare shqiptarr BESE-se Fadil Zendeli.

Pajtohem plotesishte me ate qe e kishte postuar si qendrim edhe vete deputeti Fadil Zendeli. Andaj ne vazhdim po e ndaj me ju statusin e tij te publikuar ne profilin e tij:

Përpjekjet e BDI-së për të fshehur krimin e saj në institucione janë të gjithëanshme dhe me ç’do kusht. Kjo u dëshmua edhe sot në Kuvend në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku duhej të zgjidhet drejtori i Entit shtetëror për revizion. BDI-ja sot insistoi që me çdo kusht të ketë drejtor të saj në këtë institucion, i cili merret me revizionin e institucioneve, kryesisht me keqpërdorimet financiare që bëhen.

Por edhe pse ky institucion është i themeluar nga Kuvendi dhe duhet të jetë i pavarur, BDI-ja insistoi që me këtë institucion të udhëheq kuadër i saj, i afërt me strukturat e Çairit, e të cilin e shesin si ekspert të pavarur. Dështimi i kësaj përpjekje të BDI-së bëri që Revizioni të mbesë pa drejtor, i cili do ishte shqiptar, por jo i BDI-së.

BDI nuk e votoi kandidatin shqiptar i cili u përkrah nga më shumë parti, por nuk u mbështet vetëm nga ata dhe nga VMRO-DPMNE. Cila mund të jetë arsyeja e gjithë kësaj? Nuk mund të ketë tjetër përveç luftës së BDI-së për të mbajtur këtë institucion në “vdekje klinike”, që deri pas zgjedhjeve, Revizioni mos ua hetoj krimin e bërë në institucionet që i menaxhojnë.

Por, kurdo që të jetë, herët ose vonë, gjithçka do të zbardhet!”, shkruan nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu