Muhamed Zekiri: I dimë me emra se kush i ka hapur dyert e Kuvendit

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në “Click Plus” tha se e dinë të gjithë se kush i ka hapur dyert e Kuvendit që huliganët hynin brenda dhe ushtronin dhunë mbi deputetët.

“E dimë kush i ka hapur dyert e Kuvendit me emër e mbiemër” tha Zekiri

Zekiri gjithashtu tha se në sallën e konferencës kur hynë huliganët atëherë sigurimi i Oliver Saspovskit ka gjuajtur me armë lart për të ndaluar turmën.

“Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima” tha Muhamed Zekiri. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu