Muhamed Zeqiri bashkë me Oliver Spasovskin janë dy kandidatët më seriozë për postin e Ministrit të punëve të brendshme, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake në Shkup. Sipas këtyre burimeve, ekziston disponim për propozim të Zeqirit si kuadër jo partiak për këtë post, sepse vlerësohet si kuadër që “ka kapacitet të përmirësojë degradimin e MPB-së” që është bë gjatë këtyre 8 viteve nga kuadrot e koalicionit VMRO-BDI dhe DPMNE.
“Lajm” kontaktoi me Zeqirin, mirëpo ai nuk deshi të komentojë asgjë lidhur me angazhimin e mëtejmë, një ditë pasi bëri të ditur se tërhiqet nga profesioni i gazetarisë. Zeqiri edhe gjatë formimit të qeverisë së parë teknike në nëntor të vitit të kaluar u përmend si kandidat për ministër të brendshëm.