Muki harron shqipen, replikon në maqedonisht me deputetët shqiptarë (FOTO)

Ditën e djeshme u mbajt seance për rastin e “Komitit” Nikolla Sazdovski, që është vrarë në lagjen Autokomandë dhe u shpallën fajtorë dy të rinjtë shqiptarë duke u dënuar me 38 vite burg gjithsej, Besir Bela (21 vjeçar) u dënua me 19 vjet dhe Skender Demiri (19 vjeçar) me 19 vjet. Ndërkohë që vrasësi i 4 vjeçarit nga Kumanova Almir Aliu, Boban Iliq u dënua me vetëm 6 vite burg.

Deputetët e BDI-së, Artan Grubi dhe Ejup Alimi e kanë cilësuar si skandaloz vendimin për të dënuar me nga 19 vite burg dy shqiptarët për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski dhe kanë cilësuar si drejtësi selektive pasi që për rastet e protestave në Gjorçe Petrov, ku protestuesit dogjën dyqane në pronësi të shqiptarëve tha se asnjë nga të dyshuarit nuk është dënuar.

Në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti i kësaj partie Muhamed Zekiri, i cili nëpërmjet një statusi të shkruar në gjuhën maqedone ka folur rreth seancës së mbajtur ditën e djeshme dhe është shprehur se “kur flet për drejtësi Grubi dhe Ejup Alimi puna ka vajtur në djall”, njofton InfoShqip.com

Lidhur me këtë status Muhamed Zekiri është kritikuar ashpër nga komentuesit se pse ai ka harruar gjuhën shqipe dhe ka shkurar në gjuhën maqedone, gjithashtu komentuesit e revoltuar e kanë goditur duke i thënë se ‘I doli boja’ se asgjë e premtuar nuk u përmbush./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu