Mulla Sula ka një mesazh të gëzueshëm për banorët e Hasanbegut

BFI fton banorët e Hasanbegut që prej datës 3 janar të vitit 2017 e deri më 5 janar të vitit 2017, të paraqiten në zyret e BFI-së, në Çairska, 52, me qëllim të përgatitjes së listës për shpërndarje të parave të dedikuara për ta dhe në sasi adekuate sipas dëmtimeve, njofton Portalb.

“Ftohen qytetarët e Hasanbegut që të dorëzojnë edhe deklaratën autentike për dëmin e përjetuar, të cilën duhet ta mbështesin edhe me fakte-fotografi nga objektet e dëmtuara. Në afat prej tre ditëve komisioni i përbërë prej Mustafa Dautit (kryetar), Azim Eminovskit, Rexhep Ziberi dhe Muzemil Osmani (anëtarë), do ti rangojnë të paraqiturit sipas dëshmive të ofruara për dëmtimet dhe pasojat nga vërshima katastrofale që e goditi Hasanbegun me rrethinë” thuhet në apelin e BFI-së.

Ndihmat në të holla do të ndahen më 10 janar të vitit 2017, në Bashkësinë Fetare Islame në RM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu