Murtezani: Edhe po të rritet tarifa përçuese, kjo nuk do të ndikojë më shumë se 5% në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike

Drejtori i MEPSO-së, Orhan Murtezani, në birfingun me gazetarët, ka deklaruar se fjalën e fundit se sa do kushtojë energjia elektrike për amvisëritë e ka Komisioni Rregullator për Energjetik, ndërsa kërkesa për rritje prej 29.7% nga ana e MEPSO-s nuk do të ketë ndikim të madh.

Ai ka shpjeguar se me kërkesën e tyre duhet të mbulohen humbjet, ndërsa sa do të jetë e pranuar kjo, varet nga rregullatori. Për çdo rast, çmimi i energjisë të cilin e ka ofruar EMV është 220 euro për megavat orë është e lartë. Por sa do që të rritet çmimi i tarifës së tyre përçuese, kjo nuk do të ketë ndikim mbi 5 për qind në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend, ka thënë Murtezani.

“Ne jemi para nënshkrimit të marrëveshjes me EMV me çmim prej 220 euro për megavat orë për mbulim të humbjeve në sistem. Ky është një çmim i lartë që bën presion mbi tarifën tonë përçuese”, ka thënë Murtezani.

Drejtori i MEPSO-s shtoi se në kërkesën për çmimin e ri nuk janë përfshirë borxhet që i kanë kompanitë ndaj MEPS-s për shkak tërheqjes së palejuar të energjisë elektrike nga sistemi.

“Kjo na paraqet shpenzim, ndërsa Rregullatori nuk e merr parasysh gjatë përgatitjes së tarifës së re. Nëse dikush tërheq rrymë nga rrjeti jonë, këtë do të duhet ta paguaj dhe mbulojë”, ka shtuar drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu