Musa Xhaferi: Do të shqyrtojmë nëse Talat Xhaferi mund të jetë pjesë e kryesisë së BDI-së

Kryetari i Këshillit Mbikqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi tha sot për TV21 se do të konsultohet me organet partiake për pjesëmarrjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi në kryesinë e partisë.

Xhaferi tha se do të vlerësohet nëse është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Në këtë pikënisje fillimisht do të konsultohemi me pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit në kryesi, sepse kryesia është organ ekzekutiv dhe nëse është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, tha Musa Xhaferi për TV21.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë sot se nuk e sheh problem prezencën e Talat Xhaferit në takim, edhe pse sipas ligjit, kryetarit të Kuvendit nuk i lejohet të mbaj funksione partiake./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu