Musliu: Ndikimi rus i pranishëm në vend

Qendrat ruse për më shumë se një dekadë janë të pranishme në vendin tonë. Drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu në emisionin 360 gradë në Alsat tha se Qendra humanitare Ruso-serbe është e pranishme në rajon që nga vitit 2012, ndërsa është formuar për qëllime humanitare për zbatimin e operacioneve me karakter shpëtues. Lidhur me hapjen e shoqatave bullgare në vendin tonë, Musliu theksoi se këtë e trajton në aspekt të provokimit dhe në aspekt të strategëve hibrid të cilët ende nuk tërhiqen nga ideja që ta pengojnë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, shkruan Alsat.

“Konkretisht rreth shoqatave bullgare, unë mund të them se këtë e trajtoj nga aspekti i provokimit dhe është në interes të strategëve hibrid të cilët ende nuk tërhiqen nga ajo që ta pengojnë ose ta ngadalësojnë rrugën tonë, të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por patjetër ta them se kjo nuk ka asgjë negative lidhur me Agjencinë për Zbulim me të dy shërbimet për Siguri Civile dhe kundërzbulim të Bullgarisë të cilët i kemi aleatë në NATO, bashkë punojë, këmbejmë informata edhe për aktorët që në mënyrë hibride veprojnë.” tha Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu