Nasufi: Ku dhe për çfarë Merko po i harxhon paratë publike të qytetarëve të Strugës?

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë ka nxjerrë të dhëna lidhur me dështimet e komunës së Strugës në planin buxhetor për 2023 si dhe borxhet e vazhdueshme.

Sot në Këshillin Komunal të Strugës, miratohet Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2023, në bazë të së cilit parashikohet të harxhohen 19.211.600,00 Euro, ose 1.191.520.300,00 denarë, për çka nevojitet të grumbullohen nga qytetarët 18.893.940,00 Euro, ose 1.191.265.300,00 denarë.

Pra në vitin 2023 hyjmë me një deficit prej 317.670.00 Euro, ose 19.560.325.00 denarë.

Pyetja kryesore në këtë moment është, se ku dhe për cfarë do të harxhohen këto para publike të grumbullura nga qytetarët reth 19,5 milion Euro, dhe çfarë benefiti do të ndjejnë qytetarët e Strugës nga këto mjete të harxhuara?

Ju mbetet juve të nderuar qytetarë, që së bashku me ne, të jemi vëzhguesit, kontrolluesit, dhe gjykuesit e harxhimit transparent të parave publike, dhe qytetarët janë ato të cilët do të duhet ti shijojnë benefitet e mjeteve të harxhuara”, deklaroi Nasufi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu