Ndërkombëtarët braktisin BDI-në, pas mosvotimit të ligjeve për PSP-në ska më takime me Ahmetin

Mosvotimi i ligjeve nga shumica e deputetëve të BDI-së reflektoi dukshëm në reagimin e ndërkombëtarëve, në fillim ambasada e SHBA-ve doli me deklaratë për të mos penguar hetimin e pavarur të PSP-së, por edhe takimet dhe vizitat e ndërkombëtarëve në selinë e BDI-së kanë pushuar, në kohën kur diplomacia amerikane zhvillon takime me partitë shqiptare opozitare siç ishte takimi i fundit në selinë e Lëzizjes BESA në Shkup.

Ligji për PSP-në ka qenë i një rëndësie të veçantë për ndërkombëtarët, po ky ligj ishte tema e bisedës ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Lëvizjes BESA në Shkup, pas iniciativës që kjo e fundit ndërmori për grumbullimin e 10.000 nënshkrimeve për ligjin që BDI dhe PDSH me shumicë nuk e votuan.

Veprimet e ndërkombëtarëve gjithmonë kanë qenë  sinjalizuese të së ardhmes në politikën e vendit, a tregon kjo që BDI po fillon gradualisht të rrëzohet nga skena politike?!/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu