Ndërron jetë mësuesi dhe veprimtari Fatmir Pilku

Pas një sëmundje të gjatë sot ndërroi jetë Fatmir Pilku, arsimtari dhe patrioti dibran që gjatë jetës së tij ka dhënë kontribut në lëminë e arsimit, por edhe kontributin atdhetar.

Ai u nda kjo jetë sot në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje. Ai është djali i madh i Jashar Pilkut, po ashtu një atdhetar dibran, por edhe vëllai i veprimtarit dhe kontribuesit të çështjes shqiptare, Ylber Pilku që jeton në SHBA.

Fatmir Pilku ishte dalluar me aktivitetin kombëtar në kuadër të organizimeve dhe demonstrateve për flamurin dhe Skënderbeun në kohën e periudhëbs së monizmit. Gjatë këtyre aktiviteteve ai duke qenë pjesë e normalistëve të Shkupit, u burgos në vitin 1969.

Jeta e tij ishte përplotë sakrifica dhe përkushtim për arsimin shqip në Dibër.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu