Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, ja vendet e lira për në 5 shtator. (FOTO)

Më 5 shtator në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” pritet të luhet ndeshja midis kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase për eliminatoret e botërorit 2018, ndeshje kjo me një interes të lartë shikimi.

Sa i përket biletave, ndryshe nga ndeshja Shqipëri-Sërbi, ku vetëm një tribunë ishte e disponueshme për blerje online, për këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar ndryshe.

Nga gjithsej 17 tribuna të stadiumit, 10 janë të disponueshme për blerje online. Blerjet mund të bëhen në web-faqen  zyrtare të FSHF-së, te kategoria biletaria online.

Edhe pse ka mbi një muaj nga dalja në treg e biletave, të 10 tribunat e stadiumit kane disponueshmëri të lartë të biletave, ndërkohë që jo më shumë se 25 ditë na ndajnë nga dita kur do luhet ndeshja. /InfoShqip.com/

1

2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu