Ndryshimet kushtetuese kalojnë në Komisionin kuvendor për Çështje Kushtetuese

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës.

Propozimi në seancë u miratua me dhjetë vota “për” dhe “shtatë” kundër. Në seancën e sotme të Komisionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski e shpjegoi propozimin, ndërsa edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare i prezantuan qëndrimet e tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën fjalë por bënë me dije qëndrimin se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Seanca parlamentare për të përcaktuar nevojën për ndryshime kushtetuese është caktuar më 18 gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu