Ndryshimi në mes të një lagjeje maqedonase dhe asaj shqiptare pas rreshjeve të shiut (FOTO)

Pas rreshjeve të mëdha të shiut që kapluan Shkupin e ku lagjet shqiptare u përmbyten nga rreshjet duke shkaktuar dëme të mëdha, kanë reaguar figura të ndryshme duke pyetur se kur do ndryshojë kjo gjendje tek lagjet shqiptare, shkruan InfoShqip.

Por le të ju hedhim sy pak lagjeve maqedonase të cilat këto rreshje shiu i kaluan shumë më lehtë shkaku i sistematizimit dhe kanalizimeve të ndërtuara sipas rregullave.

Në një foto që po qarkullon në rrjet shihet lagja Taftalixhe ku shihet se shiu nuk ka shkaktuar përmbytje dhe shiu është kaluar pa dëme.

E si duket rreshjet e shiut dhe përmbytjen ju sjellin dëme vetëm lagjeve shqiptare të cilat janë pa kanalizime të mirëfillta dhe plot probleme të tjera që këto lagje i kanë me vitë të tëra./InfoShqip.com

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu