Ndryshon orari në Ligën e Kampionëve, ndeshjet nuk luhen më nga 20:45h

Reforma të reja do të ketë në Ligën e Kampionëve nga edicioni i ardhshëm 2017-18.

Janë bërë disa ndryshime mirëpo ekipet do të mbetën përsëri 32 sosh sa kanë qenë edhe këtë edicion.

Spanja, Italia, Anglia dhe Gjermania do të kenë nga katër ekipe që do të vendosen direkt në grupe.

Ndërkohë orari i ndeshjeve ka ndryshuar tërësisht.

Nuk do të jenë më ndeshjet nga ora 20:45 pasi do të luhen nga ora 19:00 katër grup dhe katër të tjera nga ora 21:00.

Ndryshimi tjetër është se 26 skuadra do të kualifikohen direkt në grupe ndërsa gjashtë të tjera do të vijnë nga ndeshjet kualifikuese. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu