Ndryshon procedura e këmbimit të parave në këmbimore, do ju kërjojnë dokumentacion

Po përgatiten ndryshime të rregullativës në punën e këmbimoreve. Me propozim të Drejtorisë së doganave dhe në bashkëpunim me Bankën popullore do të ndryshohet vërtetimi për blerjen dhe shitjen e parave nga jashtë dhe çeqet që i japin këmbimoret.

Me këtë ndryshim, Dogana duhet të ketë kontroll më të madh në bartjen e devizave.

Me këtë rast, do të bëhet identifikim i personit që këmben para dhe në vërtetimin do të shtohet rubrikë re- koha e dhënies. Dokumenti me paratë e këmbyera që do jepet nga këmbimorja do të duhet të përmbajë numrin amzë të qytetarit dhe koha e transaksionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu