Në 070 271 410 kërkoni pagesën paraprake për dëmet nga vërshimet

Ministria e Financave e Maqedonisë ka informuar të gjithë personat që janë evidentuar nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e përfshira të Shkupit dhe Tetovës, do të marrin pagesën paraprake (avans) prej 30 mijë denarëve për dëmet e pësuara, informon INA.

Nga kjo ministri thonë se qytetarët e dëmtuar nga këto rajone duhet të paraqiten në numrin e telefonit 070 271 410, duke sqaruar se nuk ka nevojë për shqetësim sepse parapagesën do të marrin të gjithë. Në këtë fazë siç thuhet Ministria e Financave po azhurnon të dhënat e komisionit që ka vlerësuar dëmet.

Nga kjo ministri theksojnë se qytetarët mund të dërgojnë porosi sms me emër dhe mbiemër si dhe emrin e bankës. Këtë porosi duhet të dërgojnë në numrin e njejtë: 070 271 410. Po ashtu të dhëna plotësuese mund të dërgohen edhe në emailin e ministrisë: [email protected].


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu