Në kërkim të “lopës së kuqe”: Si sionistët po planifikojnë rrënimin e Al Aksa-së

Disa ditë më parë, televizioni izraelit Channel 12 trajtoi ngritjen dhe pasojat e Sionizmit fetar në Izrael, përpjekjet e tij për ta kthyer Izraelin në një shtet fetar ekstremist hebre dhe përgatitjet e përshpejtuara për ndërtimin e Tempullit të Tretë nga qeveria aktuale izraelite, pika kryesore e së cilës është përshpejtimi i judaizimit të Jeruzalemit.

Rrethet e lartpërmendura sioniste presin shfaqjen e një lope të kuqe pa mahana(njolla), e cila, sipas judaizmit, është çelësi për parashikimin e “fundit të kohës” dhe që i hap rrugën përshpejtimit të shkatërrimit të Al- Xhamia Aksa.

Ai tempull, thonë grupet radikale hebreje, duhet të ndërtohet në një pllajë të ngritur në qytetin e vjetër të Jerusalemit, i njohur si Mali i Tempullit, ku sot ndodhen Mesjidul Al-Aksa dhe xhamia Kube e Shkëmbit.

Përkatësisht, çifutët besojnë, bazuar në Talmud, se ata nuk mund ta rrënojnë Al Aksa-në, dhe të ndërtojnë dhe të hyjnë në tempullin e Solomonit, derisa të gjejnë një lopë të kuqe pa mahana. Dhe kur ajo gjendet, atëherë duhet të kryhet një ritual i veçantë i therjes, djegies dhe pastrimit të saj me hirin e saj.

Shumica e hebrenjve besojnë se hyrja në Kodrën e Haremit (Sion), ose Kuds, është një mëkat i madh përpara pastrimit me hirin e lopës së kuqe, e cila do t’i lejojë ata të hyjnë në hapësirën e shenjtë. Gjithashtu, shumica e hebrenjve që jetojnë në Palestinë besojnë se ndërtimi i Tempullit do të përshpejtohet pas shfaqjes së mbretit të tyre të pritshëm (Dexhallit), gjë që tregon shtrirjen e lidhjes së tyre me ndërtimin e Tempullit, pavarësisht nga mundësitë, rrethanat dhe tundimet ndaj të cilave do të ekspozohen.

Dhjetë vjet më parë, hebrenjtë dyshohet se gjetën një lopë të kuqe në një fermë dhe përgatitën një altar të veçantë për flijimin e saj. Disa rabinë praktikuan metodën e therjes, djegies dhe pastrimit me hirin e saj dhe kishin përgatitur gjithashtu një foto të tempullit që do të ndërtohej. Megjithatë, pikërisht kur gjithçka ishte përgatitur për ritualin, ndodhi një problem që prishi të gjithë procesin. Domethënë, në lëkurën e “Lopës së Kuqe” u gjet një njollë e zezë, e cila e skualifikoi menjëherë dhe ia hoqi “shenjtërinë”, sepse thjesht duhet të jetë krejtësisht e kuqe.

Të mërkurën, disa dhjetëra izraelitë u mblodhën në një konferencë në periferi të Shilohit, një vendbanim ilegal izraelit pranë qytetit palestinez të Nablusit, për të diskutuar rëndësinë fetare të lopëve të kuqe dhe për t’i parë ato.

Ky është një moment i ri për historinë hebreje,” tha Haim, një kolon 38-vjeçar izraelit, për Middle East Eye ndërsa përgatitej të zinte vendin e tij.

Për vite, anëtarët e komunitetit të Tempullit të Tretë, të udhëhequr nga Instituti Temple me bazë në Jerusalem, i cili organizoi konferencën, kanë kërkuar për mëshqerra të kuqe që përputhen me përshkrimin e atyre në Tora. Lopët e përsosura nuk duhet të kenë njolla, pa qime të bardha apo të zeza. Ato nuk duhet të përdoren për punë.

“Këto lopë u sollën nga Teksasi dhe u rritën në kushte të veçanta për të ruajtur pastërtinë e tyre,” tha Yahuda Singer, një 71-vjeçar banor i Mitzpe Yericho dhe përkthyes i broshurës Red Heifer.

“Nuk ju lejohet as të mbështeteni tek ato”, tha gruaja e Singerit, Edna, 69 vjeçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu