Në mesditë shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, sot në mesditë do të nënshkruajë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht, ashtu siç kumtoi kabineti i Veljanoskit, do të ketë takim me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski. Shpallja e zgjedhjeve është mundësuar pas shpërndarjes së mbrëmshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Me 110 vota “për” deputetët dje pasdite e sollën vendimin për shpërndarje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, sipas Marrëveshjes së liderëve të katër partive më të mëdha politike për tejkalimin e krizës politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu