“Në Shkup 8 litra në m2”, këto janë vendet e Maqedonisë ku kishte më tepër shi

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Krushevë, 28 litra në një metër katror, ndërsa më së paku në Pozharan, një litër. Siç informoi DPHM, deri në orën 8 të mëngjesit janë matur 12 litra në Topollçan, 11 në Berovë, 8 në Shkup – Zajçev Rid, 4 në Tetovë dhe Kodrën e Diellit, si edhe 3 në Mavrovë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa nga orët e pasdites i paqëndrueshëm, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 26 deri në 32 gradë. UV indeksi do të jetë 6.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e motit të lig. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu