Në Tetovë marrin ndihmë financiare të përkujdesjes edhe personat që nuk jetojnë më

Gjithsej 134 persona që nuk jetojnë më të rajonit të Tetovës kanë marrë ndihmë sociale të kujdesit, edhe pas vdekjes së tyre, pasi Qendra komunale e punëve sociale nuk ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e tyre.

Kjo nënkupton se janë paguar rreth 30 mijë euro ndihma kujdesi pa pasur nevojë. Këto të dhëna i publikoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski.

Sipas saj, kjo u konstatua nga kontrolli i një komisioni i përbërë prej gjashtë personave që ka inspektuar punën e disa qendrave, nga 5 tetori e deri më 14 nëntor.

Nga këta persona që nuk jetojnë më, tre prej tyre figurojnë ende në listën votuese të KSHZ-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu