Nëna me 3 jetimë flen në baltë në Haraçinë (VIDEO)


Fatbardha Jonuzi u përball e vetme me vërshimet që ndodhën një javë më parë në Shkup.

Ajo, së bashku me tre fëmijët e saj po pastrojnë oborrin e shtëpisë së tyre, duke qenë se askush nuk i erdhi në ndihmë.

Ajo tregon se fqinjët dhe bashkëfshatarët e kanëndihmuar sadopak dhe se askush tjetër nuk është kujtuar për të.

Shhtëpia që brenda saj mban 4 antarë, tashmë është bërë totalisht e pabanueshme.

Nëna me tre fëmijët thotë se nuk ka ku të shkojë tjetër, prandaj dhe është e detyruar të banojë në shtëpinë e saj me lagështirë, pa asnjë mobilie dhe në kushte jo-higjienike.

Kryetari i komunës së Haraçinës, që është edhe kryetar i shtabit të krizës për Haraçinë, Brahim Ajvazi, ka shprehur se familjes Jonuzi ashtu sikur edhe familjeve tjera të kësaj kategorie është në listën për ndihmë, por theksoi se ka mungesë të ndihmave për këtë fshat. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu