Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në zonën 6 nga LSDM-ja?!

Lidhja Socilademokrate e Maqedonisë, partia më e madhe opozitare në vend, në kongresin e saj të jashtëzakonshëm , në të cilin publikohen kandidatët për deputeetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, ka befasuar me kandidaturat e saj për deputetë, ndërsa një ka qenë befasi e mjaft e madhe për shqiptarët, raporton Gazeta Express.
Nga burime brenda LSDM-së, mësohen disa nga emrat prej kandidatëve shqiptar; që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti.

Siç lajmëroi më herët Gazeta Express, Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, do të garoje e dyta në listën e LSDM-së në zonën numër gjashtë menjëherë pas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Gjithashtu, ish gazetari Muhamed Zekiri, sipas këtyre burimeve do të garoje në zonën e dytë zgjedhore, i treti në listë./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu