Nëna e vetme me 5 fëmijë nga Kumanova: Problemi im më i madh se nuk kam shtetësi! (VIDEO)

Elizabeta Zeqiri nga Kumanova bashkë me pesë fëmijët e saj të mitur nuk kanë as certifikatë shtetësie, as sigurim shëndetësor dhe as adresë vendbanimi. Praktikisht, ato nuk ekzistojnë në dokumentet e shtetit. Elizabeta thotë se me vite mundohet t’i realizojë të drejtat e saja, por në çdo derë ku ka trokitur, e kanë refuzuar. Ajo sqaron se fëmijët nuk i janë regjistruar në librin e të lindurve sepse asaj i mungon certifikata, ndërsa është e lindur në Kosovë.

“Problemi im më i madh është se nuk kam shtetësi. Fëmijët nuk janë të regjistruar në librin amë të të lindurve, në shkollë nuk shkojnë dhe asnjëri prej nesh nuk ka sigurim shëndetësor. Kam qenë gjithkund, kam kërkuar ndihmë, por asnjëri nuk ka dashur të më dëgjojë. Vetëm më thonë “s’ke të drejtë” dhe ma mbyllin derën”, thotë ajo. 

Përveç dokumenteve, kjo nënë e vetme, çdo ditë përpiqet të mbijetojë, duke luftuar me varfërinë në kushte të rënda për jetesë. Ditët i kalojnë në një shtëpi të braktisur në prag të rrënimit, afër ambulancës së shkollës në Kumanovë. Shtëpia që i ngjanë një shupe nuk është e asaj dhe në çdo kohë mund të përfundojë në rrugë. Që akoma ta ketë më vështirë, ajo thotë se njëri prej fëmijëve ka probleme me zemrën. Prandaj, ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, organizatave joqeveritare dhe njerëzve humanë t’i dalin në ndihmë dhe të gjendet zgjidhje për problemin e saj./Tv21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu