Nënkryetarja e VV-së i reagon Thaçit: Së shpejti vjen edhe Qeveri Kurti 2

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se presidenti po e luan roli e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit, role këto që po i luan me dëshirë, përpos atij të një presidenti unifikues, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai po mirëmbahet ende me sukses në pushtet me moton “Përçaj dhe sundo”. Ajo i ka thënë presidentit se nuk ka grup por ka Qeveri Kurti në detyrë, e së shpejti vjen QeveriKurti2.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

“Do të ishte e pabesueshme sikur të mos ishte e vërtetë.
Një President në rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit!!!!
Të gjitha këto role po i luan me dëshirë, përveç atij të një Presidenti unifikues dhe përfaqësues.
Me moton
“Përçaj dhe sundo”, po mirëmbahet ende me sukses në pushtet nga ata që nuk shohin përtej hundës së tyre.
President, nuk ka grup. Ka një #QeveriKurti në detyrë me qindra mijëra mbështetës. E së shpejti vjen edhe #QeveriaKurti2.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu