Nepotizmi, Hazbi Lika me më shumë familjarë të punësuar në funksione shtetërore

Më shumë familjarë të punësuar të ministrave të qeverisë në institucionet shtetërore në Komisionin e Antikorrupsionit ka paraqitur Hazbi Lika, shkruan Makfax,transmeton Portalb.

Ai me ardhjen në funksion ka njoftuar se kushëriri i tij është anëtar i Komisionit Shtetëror për Vendosje në Procedurën Administrative dhe procedura nga Marrëdhënia e Punës në shkallën e dytë, kushëriri tjetër i tij është drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë- Infrastruktura prej vitit 2011, ndërsa një familjare e tij është profesoreshë në Shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë prej vitit 2013. Vëllai i Hazbi Likës është themelues i një kompanie private.

Sipas deklaratave që i kanë dorëzuar, ministrat Oliver Spasovski, Venko Filipçe, Kreshnik Bekteshi, Zoran Shapuriq, Bujar Osmani, Goran Sugareski, Zorica Apostollska, Sadulla Duraki, Lupço Nikollovski dhe Nikolla Dimitrov kur kanë ardhur në funksion kanë deklaruar se nuk kryejnë funksion tjetër publik, nuk kanë lidhje me kompanitë private dhe se të afërmit e tyre nuk janë të punësuar në shërbimet publike, as nuk janë pronarë, themelues, anëtarë të Kuvendit, Bordit Drejtues, Bordit Menaxhues ose janë njerëz të autorizuar në kompani.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se vetëm vëllai i tij, Vice Zaev është pronar i kompanisë “Total Inzhenering” në Strumicë.

Koço Angjushev i cili është zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike e ka paraqitur kompaninë e tij “Feroinvest” ku ka 80 për qind të aksioneve, ndërsa për SHPK EDS qëndron se është në fazë të shitjes. Angjushev ka njoftuar edhe se është themelues i Fondacionit “Angjushev” dhe kryetar i Klubit Futbollistik “Borec 1919”, por se nga këto vende nuk merr kompensime.

Bashkëshortja e Angjushevit është bashkëthemeluese e kompanisë “Ofisrent”, ndërsa vëllai i tij është bashkëthemelues në “Feroinvest”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu