Nëse i agjëroni edhe gjashtë ditë pas Bajramit, kjo është rëndësia e tyre!

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë kryer obligimin e tyre ndaj Allahut për të agjëruar 30 ditë me radhë në shenjë solidarizimi me të varfërit. Pas muajit te Ramazanit, të njëjtit sot dhe dy ditë më tej do kenë festën e Fitër Bajramit.

Mirëpo, një çështje që është me rëndësi pas muajit të madhërishëm te këta besimtarë rëndësi të vecantë ka edhe përcjellja e agjërimit në muajin pasardhës të Ramazanit që quhet ai ‘Sheval’.

Këtë muaj per besimtarët është sevap dhe vepër e mirë që të agjërojnë gjashtë ditë.
Për këtë, Pejgamberi Muhamed a.s ka thënë se “Kush agjëron gjashtë ditë nga muaji sheval është njësojë sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.

Ndryshe, këto ditë preferohet të agjërohen menjëherë pas festës së Bajramit. Për arsye se një gjë e tillë konsiderohet si shpejtim për vepra të mira. Siç thotë dhe Allahu i Madhëruar: “Shpejtoni për tek falja e Zotit tuaj dhe xhenetit, gjerësia e të cilit është sa e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu