Nëse ka një ofertë që Taravari të jetë kryeministri i parë shqiptar, a do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë?

Në revistën debatore “Click Plus” në TV21, kryetari i komunës së Gostivarit dhe u.d. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në opinion dolën spekulime se Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari mund të bëhet pjesë e mazhorancës aktuale të qeverisë, transmeton InfoShqip.

I pyetur nga moderatori, nëse do të kishte një ofertë që Taravari të ishte kryeministri i parë shqiptar, a do të pranonte që Aleanca për Shqiptarët me tetë deputetë të bëhej pjesë e mazhorancës qeveritare, Taravari thotë se nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve hipotetike.

Pozicioni i kryeministrit të parë shqiptar është bllof i BDI-së. Megjithatë, nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare nga Qeveria. Nëse ka një ofertë, ajo do të konsiderohet. Por tani jemi të fokusuar te partia. Ne jemi të fokusuar në konventën e ASH. Besojmë se tani duhet të punojmë me anëtarët tanë dhe Aleanca do të jetë edhe më e fortë në periudhën e ardhshme”, tha Taravari./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu