Nesër disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Pa energji elektrike nesër prej ora 08:30 deri në 14:30 do të jenë përdoruesit e objekteve afariste në zonën industriale Ilinden, Komuna Ilinden.

Si njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e energjisë elektrike.

Pa energji elektrike nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Pitu Guli” më saktë shtëpitë me numra tek nga 19 e e tutje, në Komunën Qendër.

Nga ora 06:30 deri 7:30 pa energji elektrike do jenë përdoruesit e një pjese të lagjes Lubosh në fshatin Batincë në komunën e Studeniçanit.

Pa energji elektrike nga ora 08:30 deri 11:30 do të jenë përdoruesit nga rruga 1 dhe rruga 6 në fshatin Sonje e Poshtme, nga ora 09:00 deri në 11:00 përdoruesit nga rruga 1 në fshatin Dobri Doll dhe nga ora ora 12:00 deri në 14: 30 përdoruesit nga rruga 1 në Çiflik – Barovë në Komunën Sopishtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu