Këshilltarët juridik në Qeveri do ta dorëzojnë bazën juridike me të cilin do të përcaktohen kompetencat e kryeministrit Zaev gjatë udhëheqjes më Ministrinë e financave. Do të tregojnë edhe cilat do jenë kompetencat e zëvendësministres Shirete Elezi. Zaev pohon se qëllimi i tij është t’i miratojë vetëm vendimet e mëdha për financimin e shtetit, ndërsa zëvendësja është ajo e cila do të udhëheq me dikasterin për vendimet që ai do t’i delegojë.
“Nesër do duhet të ketë seancë të Qeverisë dhe këshilltarët juridik të Qeverisë e propozojnë zgjidhjen me të cilën Qeveria bart të drejtën e udhëheqjes së përkohshme të kryeministrit me Ministrinë e financave deri në emërimin e ministrit të ri. Këtu e përfundojmë tërë procesin formal-juridik të bartjes së kompetencave, kompetencave të marra, firmosja e llogarive dhe gjithçka”, deklaroi Zoran Zaev./Alsat-M










