New York Post: Kadri Veseli, të duash t’i fitosh zgjedhjet me fotografinë e Trump

E ka takuar vetëm njëherë presidentin amerikan Donald Trump, dhe tani po bën fushatë me fotografinë e para dy vitesh. Kështu e nis raportimin New York Post, duke iu referuar fushatës së kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli.

“Kadri Veseli, kandidat për kryeministër në një shtet të vogël të Ballkanit, bëri një foto me Trump-in në një ngjarje të 2017-tës në Washington – dhe po e shfrytëzon atë nëpër gjithë kryeqytetin e vendit, Prishtinë, në përpjekje për të fituar më shumë përkrahje nga elektorati”.

“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam i vetmi kandidat që promovoj bashkëpunim të fortë me SHBA-të, Trump dhe Shtëpinë e Bardhë,” tha Veseli në një deklaratë për The Post.

Billbordi gjigant që ekspozon fotografinë tri vite të vjetër, shfaq politikanët që buzëqeshin pranë njëri-tjetrit, përballë flamujve respektivë të shteteve të tyre.

Imazhi i njëjtë po përdoret në shumë billborde të Prishtinës, një bastion gati i paarritshëm për partinë e tij.

Veseli dhe Trump u takuan me rastin e Lutjeve të Mëngjesit në Washington DC, takim në të cilin sipas Veselit, Trump u interesua për shtetin si tërësi.

“Njerëzit e Kosovës e kuptojnë se një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet edhe më e fortë,” thotë ai.

Veseli nuk nguron për ta etiketuar veten si tifozi më i madh i Trump.

“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë të përbashkët me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit,” tha Veseli gjatë një ngjarje fushate të dielën në qytetin e Lipjanit.

Kosova – e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, shkruan The Post, – njihet si shtet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, por Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta pranojnë atë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu