New York-u, për herë të parë me një kryepolic musliman

Për herë të parë, New York-u, një metropol jo vetëm amerikan por dhe botëror, do ta ketë një kryepolic musliman.

Adeel Rana, me origjinë nga Pakistani, i cili është edhe presidenti i Shoqatës së Policisë Muslimane në New York, është emëruar kreu i rajonit të 84-të të Policisë së Qytetit të New York-ut.

Rana i tha se për të ky ishte një moment shumë i lumtur.

“Kjo është një ngjarje për të cilën duhet të ndjejnë krenari shoqëria jonë, rinia jonë dhe ata që janë duke u përpjekur që të theksojnë imazhin pozitiv të Islamit në vendet e Perëndimit”, deklaroi Rana.

Duke theksuar se ai do të bënte çmos për të përfaqësuar komunitetin musliman në mënyrën më të mirë dhe që të jetë një model i mirë për të gjithë, Rana tha se ai “shpreson se kjo do të jetë një pikë kthese për gjeneratat e reja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu