Nga aksidenti tragjik humbën jetën 4 të rinjë në Velipojë

Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës në Shkodër. Policia njofton se viktimat janë tre meshkuj dhe një femër.

Nga informacionet paraprake mësohet se 2 nga viktimat janë shqiptarë, ndërsa 2 të tjerë janë shtetas italianë. Viktimat janë Besmir Kola, 29 vjeç nga Lezha; Giorgio Angelo, shtetas italian 25-vjeçar dhe Ardenisa Peraj, 21 vjeç. Viktima i katërt, ende i paidentifikuar.

Automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon në zonën e Vilunit, por dyshohet që për shkak të shpejtësisë makina ka përfunduar në kanal dhe ka rënë në një thellësi 3 metra.

Në këtë vend ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje, ku drejtuesit e automjeteve, sidomos ata që nuk e njohin rrugën, përfundojnë në kanalin e Hidrovorit, që ndodhet në pjesën fundore të rrugës.

Forcat e policisë dhe grupi i hetimit ndodhen në vendgjarje, ku po vijojnë hetimet dhe identifikimin e viktimave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu