Nga aksidenti tragjik vdesin burrë e grua

Një aksident i rëndë tragjik ndodhi sot në mëngjes ,në magjistralen Udovë – Demir Kapi,ku si pasojë humbi jetën një çifti bashkëshortor , transmeton InfoShqip.com

Çifti ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7.20 në magjistralen Udovë- Demir Kapi në vendin e quajtur “Sveta Petka”.

Sipas policisë familja ishte duke udhëtuar me një makinë me targa të Shkupit, tipi “Fiat seicento”,ku më pas është përplasur me një autobus.

Sipas informacioneve jozyrtare, në makinë ka qenë prezentë edhe djali i tyre shtatë vjeçar i cili ka shpëtuar mrekullisht ku më pas është dërguar në Klinikën e Shkupit. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu