Nga Mero Baze te Besa Gaxherri, ofendimet më të bujshme të Milaim Zekës

Milaim Zeka u godit mbrëmjen e kaluar në një debat live nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. Grushtimi erdhi pas ofendimeve të vazhdueshme që Zeka i drejtonte Krasniqit.

Por, Zeka është i njohur për fjalorin e vrazhdë që përdor në publik.

Madje edhe kur u bë deputet ai që nga foltorja iu tha deputetëve të opozitës që ia kanë kthyer by…Serbisë, ndërsa po atë ditë i tha deputetes së LDK-së Besa Gaxherrit se ka me ba pornografi.

“Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q.. ren tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç të tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë” tha Zeka në një debat me Besën.

Ofendimet e Zekës janë të shumta, por ndër më të fundit janë kundër Isa Mustafës dhe ndaj kritikuesëve të Haradinajt.

“Isa Mustafa, i cili sa e sa here e ka lane Rugoven neper rrugët e botes, pa ja pagu hotelin, biletat, nga fondi i qeverise Bukoshi. Njeriu qe ja shkeputi telefonat edhe Rigoves, edhe QIK-ut, pikerisht per shkak te bllokades totale nga ana e Ises dhe Bukoshit.” shkruan ndër të tjera Zeka.

Ndërkaq për kritikuesit e Haradinajt Zeka ka thënë:

“O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj.

”Edhe vitin e kaluar në një reagim ndaj Kryetarit të Drenasit, Lladrovcit përmes facebook-ut, Zeka e quan atë si një toalet në të cilin po e kryejnë nevoja kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e presidenti Hashim Thaçi.

Kurse, kryetarin e partisë islamike, Gëzim Kelmendi, Zeka e ka quajtur si jashtëtokësor.Por ai në vitin 2015 nuk ka lenë pa ofenduar edhe Mero Bazen që sipas tij ishte i sëmurë mental.

“Mero Baze, te cilin ne e merrnim si te semur mental, cka nuk shpikte. Ai per perfitim parash, sebashku me nje gazetar tjeter, dhe disa te Birnit, shpiken teorine e vjedhjes te organeve.” ka shkruar ndër të tjera Zeka.Edhe pas grushtimit Milaim Zeka ka vazhduar të jetë i ashpër në reagim duke akuzuar Albin Kurtin e Rexhep Selimin që kanë lidhje me incidentin në debatin televiziv./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu