Nga shtatori, të punësuarit në arsim në Maqedoni përfitojnë rritje të pagave për 15 përqind

Paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut do të jetë më e lartë për 15 përqind.

Kjo do të thotë se rreth 32.500 punonjës, prej të cilëve 25.000 mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe investime personale në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, tha Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Së bashku me rritjen e re, punonjësit e arsimit po marrin mbështetjen më të madhe në histori. Edhe në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, ka para për mësuesit. Ne e kuptojmë përkushtimin që mësuesit të marrin statusin e merituar në hierarkinë sociale në mënyrë që ata të jenë faktori kryesor në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron kushte për zhvillimin e tyre profesional dhe në karrierë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe mundësive për avancim në pozita”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Dakordimi i qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit erdhi pas kërkesës që Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, që pagat të pësojnë rritje shkaku i shpenzimeve familjare si pasoje e krizës ekonomike dhe energjetike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu