Nga Vetëvendosje paralajmërojnë: Do të dalim me familje në shesh, festa mund të kthehet në protestë

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, skena politike në vend kanë shtuar presionet e paralajmërimet. Dihet tashmë zyrtarisht se LVV-ja do të mbajë protestë në sheshet e Prishtinës, ku edhe ka bërë përgatitjet.

Zyrtari i LVV-së, Egzon Azemi, në një postim në Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund të na e kthej festën në protestë.

Ai këtë nuk e ka quajtur problem, pasi ka thënë se në vend të vizitave familjare, me familje dalim në shesh.

Postimi i tij i plotë:

“Gjykata Kushtetuese mund të na e kthej festën në protestë.

S’ka problem, këtë herë në vend të vizitave familjare, me familje dalim ne shesh. Me distancë me maska me doreza. Kundër hajnave dhe autoritarëve!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu