Ngjarje e rëndë në Tiranë, i riu hidhet nga kati i shtatë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Tiranë pranë zonës së njohur si ish Fusha e Aviacionit.

Dëshmitarët kanë arritur të realizojnë një foto e cila tregon momentin pak sekonda pas përplasjes së të riut mbi atë që duket si bordura e ballkonit të katit të dytë.

Raportohet se bëhet fjalë për një mashkull të moshës 26-27 vjeçare i cili u hodh nga kati i shtatë, raporton JOQ.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi por raportuesit shprehen se ambulanca ka mbërritur pas të paktën 30 minutash. Dëshmitarët shprehen se djali lëvizte dorën 20-25 minutash pas përplasjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu