Ngre pikëpyetje Zaev: Gruevski mund edhe të jetë rrëmbyer

Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur dyshime për mundësinë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të jetë rrëmbyer dhe të mos ketë dalë vullnetarisht nga Maqedonia.

“Po e ngris një pikëpyetje publike. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe ngritet dilema nëse Gruevski është larguar vullnetarisht nga vendi para se gjykata të lëshojë urdhër-arrestin ndaj tij. Apo ndosha mund të jetë rrëmbyer”, ka deklaruar Zaev.

Përgjigjen për këtë Zaev e ka kërkuar nga vet Gruevski dhe nga autoritetet hungareze. Ai ka thënë se po bëjnë gjithçka që Gruevski të gjykohet në Maqedoni. /shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu