Qeveria me buxhetin e propozuar për vitin 2017, sipas Marjanço Nikollov kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet, është jozhvillimor dhe projekton deficit të ri dhe borxhe të reja prej 305 milionë euro.
Në deklaratën për mediat në Kuvend, ku sot filloi debati për Propozim-buxhetin për vitin 2017 në Komisionin për financim dhe buxhet, tha se përkon me Raportin e Bankës Botërore për EJL në të cilin vërejtja kryesore ka të bëjë me lartësinë e borxhit publik dhe tempon e detyrimit që konfirmon se pushteti përmes buxheteve jozhvillimore gjatë 10 viteve të kaluara ka punuar vetëm me detyrimin e shtetit dhe qytetarëve.
“Qeveria i injoron edhe rekomandimet e Bankës Botërore se duhet të fillojë ta zvogëlojë detyrimin dhe të fillojë konsolidim fiskal pasi që borxhi publik do të arrijë mbi 50 për qind të BPV-së në vitin 2016″, tha Nikollov.
Nikollov thekson se ky Buxhet për vitin 2017 do të pësojë revizion bazë dhe shton se Maqedonia ka nevojë për pushtet i cili do të punojë me nder dhe në mënyrë ekonomike dhe se hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë sjellja e Buxhetit zhvillimor dhe transparent për vitin 2017.