Nikollovski: Vazhdimisht do të shqyrtohet realizimi i Planit për korrupsion

Plani për luftë kundër korrupsionit nuk ka afate, por ka afate që i referohen çdo pike në të. Plani është i hapur dhe do të azhurnohet. Në Qeveri vazhdimisht do të shqyrtohet statusi i realizimit, theksoi mbrëmë zëvendëskryeministri përgjegjës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski.

Si mysafir në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, Nikollovski tha se qëllimi është të eliminohet faktori njerëzor, të zvogëlohet mundësia për korrupsion dhe të mos ketë të paprekshëm. Sipas tij, shteti duhet t’i ketë edhe të gjithë mekanizmat për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, pavarësisht se për cilin person bëhet fjalë.

Një nga risitë është se në të ardhmen qytetarët nuk do të presin në radhë para sporteleve për të marrë certifikatë lindjeje, të martesës apo të vdekjes, por certifikata në letër do të zëvendësohet me një elektronike që institucionet do ta marrin përmes regjistrit kombëtar të popullsisë. Faktori njerëzor do të eliminohet, ndërsa me procesin e digjitalizimit, Nikollovski pret që korrupsioni të zvogëlohet. Në këtë proces, siç paralajmëroi. do të ketë ndryshim prej rreth 100 ligjeve materiale.

Lidhur me Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës, tha se është kthyer në përpunim me kërkesë të mbështetësve ndërkombëtarë dhe të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe se aktualisht ai po shqyrtohet në Këshillin për reformë të administratës publike së bashku me një pako të ligjeve të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu