Nis pagesa e ndihmës prej 3.000 denarëve për 36.000 amvisëri

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se në përputhje me ndryshimet e bëra në Ligjin për mbrojtje sociale, nga sot vazhdon pagesa e ndihmës së njëhershme. Ndihma do të paguhet për rreth 36.000 amvisëri në vend që janë përfituese të Ndihmës minimale të garantuar për të përballuar më lehtë krizën.

“Kjo masë është pjesë e ribalancimit të fundit të Buxhetit, ku parashihet pagesa e njëhershme prej 3.000 denarë për amvisëritë që janë shfrytëzues aktiv të së drejtës për NMG për muajt mars, prill dhe maj. Për këtë qëllim janë ndarë gati 40 milionë euro nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga atje thonë se për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale prioritet mbetet kujdesi ndaj qytetarëve me fokus kategoritë e cenueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu