Nis takimi ndërqeveritar Shqipëri-RMV, Kovačevski: Qëllimi ynë është i njëjtë, anëtarësimi në BE

Ka nisur në Shkup takimi ndërqeveritar me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij hapëse, kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski u shpreh se të dyja vendet ndajnë një qëllim të njëjtë, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ndërsa fliste për proceset euro-integruese nëpër të cilat ka kaluar vendi i tij i cili rrugën e ka pasur të përbashkët me Shqipërinë, kryeministri maqedonas tha se RMV i përmbushi të gjiha kushtet, njohja nga Evropa ishte e rëndësishme por tani çdo gjë “mbetet në duart tona.”

“Tani cdo gjë është në duart tona. Presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe shpejt të ecim drejt unionit. Me anëtarësimin do të sigurojmë një jetë më cilësore për të rinjtë tanë.Ta ndihmojmë njëra-tjetrin…ky është takimi i dytë pas atij në Shkup, e avancojmë bashkëpunimin midis nesh, në një kohë sfidash dhe krizash,” tha ndër të tjera Kovačevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu